FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një ditë para takimit me Putin, Trump: Në zgjedhje tentuan të ndërhyjnë shumë shtete

Një ditë përpara takimit të parë ballë për ballë me homologun rus Vladimir Putin, Donald Trump deklaroi në Varshavë se askush nuk e di me saktësi nëse rusët kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s në Shtetet e Bashkuara.

Por për kreun e Shtëpisë së Bardhë, Moska nuk ka qenë e vetmja në këtë përpjekje.

Mund të kenë qenë dhe shtete të tjera, sipas tij, që kanë tentuar ndërhyrjen në procesin zgjedhor amerikan, megjithatë Trump nuk përmendi se cilat janë ato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk do të tregohem specifik, u shpreh ai, ama mendoj se mund të kenë ndërhyrë shumë njerëz. Askush nuk e thotë dot me siguri çfarë ka ndodhur, vazhdoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarë të lartë të shërbimeve amerikane të inteligjencës kanë dalë në përfundimin se Putin urdhëroi nisjen e një fushate kibernetike për të ndikuar në votat e muajit nëntor me qëllim që të favorizohej Trump në përpjekjet për marrjen e presidencës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?