Një film i frikshëm, tregon si vdes një njeriu i infektuar nga virusi kinez
Koronavirusi i përhapur në Kinë po merr jetë njerëzish çdo ditë. Së fundmi në rrjet po qarkullon një film me metrazh të shkurtër, ku shfaqet një person ”i prekur” nga virusi. Në këtë film tregohen pamje që nga infektimi i personit me virus dhe deri tek vdekja e tij, gjithçka ndodh në pak ditë. Fillimisht tek personi shfaqen simptoma si kollë, temperaturë e këputje. Gjendja e tij vjen duke u përkeqësuar deri sa ndërron jetë. Madje edhe nga sytë i del gjak. Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 107 personave, ndërsa reth 4500 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike.