Një i vdekur dhe 4 raste të reja me koronavirus në Greqi, shkon në 172 numri i viktimave
Bota E Hënë, 25 Maj 2020 19:17
Shkon në 172 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Një person ka ndërruar jetë sot pasi ishte i prekur nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 4 raste të reja.
Numri total i personave të prekur nga virusi ka shkuar në 2882. Sipas informacioneve zyrtare numri i pacientëve të trajtuar në IU është 18.