Një mesazh nga Michelle për burrat
Michelle Obama, ish-zonja e parë e Amerikës, ka një mesazh për burrat në gjithë botën. ”Burrat duhet të komunikojnë më mirë dhe më me kujdes, aq më tepër kur marrin përgjegjësinë ndaj një akuze dhe kërkojnë të justifikohen”. Mesazhin e saj e përcolli gjatë samitit të Fondacionit Obama në Çikago.
Michele bëri thirrje për fuqizimin e grave dhe rëndësinë e komunikimit si arma më e fuqishme që ka njeriu. Ajo vuri në dukje se gratë duhet të jenë të hapura me njëra tjetrën, të flasin për problemet e tyre, të mos mbajnë sekrete e të kenë guximin duke mos heshtur.
Në fund ish-zonja e parë përmendi edhe presidentin aktual të Amerikës, Donald Trump ku tha se çdo fjalë e thënë nga ai sjell pasoja të mëdha, duke duke nënvizuar se sa i rëndësishëm është komunikimi.
KOHA JONË SONDAZH

