Një mijë të vdekur brenda 24 orëve në Brazi. Bolsonaro kërcënon se do të dalë nga OBSH-ja!
1005 vdekje të reja u regjistruan në Brazil nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, duke e cuar në mbi 35.000 bilancin e jetëve të humbura nga sëmundja atje.
30.830 infektime të tjera u shënuar brenda këtij harku kohor, duke bërë që totali i rasteve të prekura nga koronavirusi të shkojë në 645.000. Brazili, që e mori lehtë pandeminë, tashmë është vendi I dytë në botë më i goditur prej saj pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Jair Bolsonaro kërcënoi së do ta nxjerrë vendin e tij nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të cilën e akuzon për “paragjykim ideologjik”. Kreu i shtetit amerikan, Donald Trump e ka njoftuar më herët tërheqjen e SHBA nga OBSH, përgjigjen e së cilës ndaj krizës së koronavirusit e konsideroi si tepër të pabalancuar në favor të Kinës.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara e la OBSH dhe ne po mendojmë të bëjmë të njëjtën gjë”, tha Bolsonaro duke folur para gazetarëve para pallatit presidencial.
“Nëse OBSH do të vazhdojë të funksionojë duke marrë anë, atëherë dhe ne do të largohemi gjithashtu”, deklaroi ai.