Një milion dollarë për Faucin, eksperti i lartë amerikan vlerësohet me çmim për “Mbrojtjen e shkencës”

Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, speak during a press briefing with the coronavirus task force, at the White House, Monday, March 16, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Anthony Fauci, i cili njihet ndryshe si “Doktori i Amerikës”, njëkohësisht drejtues  i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA për 30 vjet,  është vlerësuar me një çmimin prestigjoz prej 1 milion $ për angazhimin e tij në shkencë. Ekspertit të lartë amerikan, i cili shpesh ishte në mosmarrëveshje me ish-Presidentin Trump rreth mënyrës së trajtimit të pandemisë, iu dha Çmimi “Dan David” për “mbrojtjen e shkencës”.

“Ndërsa pandemia Covid-19 u shpalos, [ai] përdori aftësitë e tij të komunikimit për t’u adresuar njerëzve të mbytur nga frika dhe ankthi dhe punoi pa pushim për të informuar njerëzit në Shtetet e Bashkuara dhe në botë për masat e shëndetit publik për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Ai vlerësohet gjerësisht për guximin e tij për t’i thënë të vërtetën pushtetit në një mjedis politik shumë të ngarkuar,” nënvizon komiteti i çmimeve në një deklaratë.

Dr. Fauci u vlerësua gjithashtu për punën me vaksinat Covid dhe për kontributin e tij kundër sëmundjeve më kërcënuese infektive, si HIV, Ebola, etj. 80 vjeçari ka këshilluar shtatë presidentë të SHBA dhe ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi “Dan David” u krijua në 2000 nga biznesmeni ndërkombëtar i ndjerë Dan David. Ai akordon çdo vit nga 1 mln dollar në tri kategori për kontributet që adresojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?