Një muaj pas shpërthimit u tha se kishte të mbijetuar, zbehen shpresat në Bejrut

Shpresat se do të gjendet dikush gjallë nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga shpërthimi i muajit të kaluar në Bejrut janë duke u zbehur.

Përpjekjet e kërkimit filluan pasi një ekip shpëtimi nga Kili tha se kishte zbuluar shenja jete mes rrënojave.

Shpëtuesit ishin duke ecur nëpër zonë dhe qeni i tyre dha sinjalin se aty kishte diçka. Më pas ata me pajisjet speciale të sensorit zbuluan një sinjal pulsues në atë vend.

Ata hapën tre tunele në përpjekje për të arritur në vendin ku u zbulua pulsi, por ekipet e shpëtimit, përfshirë specialistët kilian, nuk e kanë gjetur ende burimin e sinjalit.

Bejrut ditën e premte mbajtën një minutë heshtje në respekt të 200 viktimave të cilët humbën jetën muajin e kaluar.

SHKARKO APP