Një ndër viktimat më të reja në moshë, humb jetën nga koronavirusi 21-vjeçarja

Një vajzë 21-vjeçare nga Anglia ka ndërruar jetë dhe familja e saj pretendon se shkak për fatkeqësinë është bërë koronavirusi. Chloe Middleton mendohet të jetë viktima më e re nga koronavirusi në Britaninë e Madhe. Vajza nuk ka pasur probleme të tjera shëndetësore.

E ëma e vajzës, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook u ka bërë thirrje njerëzve që ta marrin situatën seriozisht, shkruan abcnews.al

Middleton shkruante:

“Të gjithë njerëzit që mendojnë që është thjesht një virus i thjeshtë, ju lutem të reflektoni pasi po ju flas nga përvoja personale. Ky i ashtuquajtur virus i mori jetën vajzës sime 21-vjeçare.”

Tezja e vajzës, Emily Mistry konfirmoi për mediat që e reja nuk kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

Në Britaninë e Madhe numri i personave të infektuar është 8,227, prej tyre 150 raste janë konfirmuar vetëm ditën e sotme. Si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë 427 persona, pesë prej të cilëve vetëm ditën e sotme.

SHKARKO APP