Një në tetë britanikë i prekur nga koronavirusi i ri në dhjetor

Një në tetë persona në Angli është kontaminuar nga koronavirusi i ri në dhjetor, duke shënuar një rritje në raport me një muaj më parë (1 në 11) në sfondin e përhapjes së një varianti të ri shumë më përhapës, sipas një studimi zyrtar të publikuar sot.

Një në 10 persona në Uells, një në 13 në Irlandën e Veriut dhe një në 11 në Skoci janë kontraktruar me COVID-19 në të njëjtën kohë”, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (ONS).

Kjo e fundit bazohet në testet e antikorpeve, të realizuara në mënyrë rastësore në popullatë dhe për këtë arsye gjithashtu bën të mundur identifikimin e njerëzve asimptomatikë, dhe jo vetëm ata që janë pozitivë.

Një valë e tretë e virusit, më vdekjeprurës, aktualisht po përfshin Britaninë e Madhe. Ky vend shpreh keqardhje për vdekjen e gati 90 000 personave të testuar pozitivisht për COVID-19, rekordi më i keq në Europë.

Përballë përhapjes së fortë të virusit, që i atribuohet një lloji të ri që konsiderohet shumë ngjitës i cili u shfaq në Britaninë e Madhe, kombe të ndryshme përbërëse kanë vendosur të rikufizohen dhe të mbyllin shkollat, me orare të ndryshme, secili duke vendosur për strategjinë e tij.

Në Skoci, edhe nëse kufizimet “kanë filluar të kenë një ndikim” për sa i përket zvogëlimit të numrit të rasteve, ky kufizim i planifikuar fillimisht të zgjasë deri në fund të janarit do të mbetet në vend të paktën deri në mes të shkurtit”, njoftoi sot kryeministri, Nicola Sturgeon.

Sipas ONS, vdekshmëria globale për javën e parë të janarit ishte 45,8% më e lartë se mesatarja për pesë vitet e fundit në Angli dhe Uells.

Organizata paralajmëroi, megjithatë, se të dhënat mund të anojnë nga vonesat në regjistrimin e vdekjeve gjatë periudhës së festës së Krishtlindjes.

Londra, veçanërisht e prekur nga vala e fundit, regjistroi një rritje prej gati 85% të numrit të vdekjeve krahasuar me mesataren e regjistruar në të njëjtën javë për pesë vitet e fundit.

SHKARKO APP