Një pemë ”bekohet” me emrin e Leonardo di Caprio

Leonardo Di Caprio ka një dashuri të madhe për natyrën, dhe tashmë ka memorialin e vet, një pemë që mban emrin e tij. Kërkuesit e Kopshteve Botanike Kew në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan një pemë në pyllin e Kamerunit dhe e quajtën “Uvariopsis dicaprio”.

Pylli njihet për biodiversitetin e tij. Shkencëtarët dëshironin të vlerësonin përpjekjet e Di Caprio për të shpëtuar pyllin dhe e panë të udhës që pema të merrte emrin e tij.

“Dicaprio”, një pemë e vogël tropikale gjethegjelbër me lule të verdha që shpërthejnë nga kërcelli, është zyrtarisht e para e emërtuar nga studiuesit për këtë vit. Bima është klasifikuar si “krikisht e rrezikuar”.

SHKARKO APP