Një pemë Krishtlindjesh në qiell, kjo po që është e mrekullueshme

Një pilot ka gjurmuar një pemë virtuale Krishtlindjesh mbi Gjermani në një fluturim-provë me një Airbus A380.

Zëdhënësi i Airbus, Heiko Stolzke, i tha agjencisë së lajmeve ‘dpa’ të enjten se fluturimi gati 5 orë e gjysmë pak ditë më parë ishte “një fluturim standard i brendshëm i Airbus përpara nisjes së një avioni të ri”.

Ai tha se ideja për të modeluar në qiell një pemë Krishtlindjesh gjatë një fluturimi të këtij avioni, i cili u ngrit dhe u ul në pistën e Hamburgut, erdhi nga pilotët dhe inxhinierët gjatë fluturimit dhe u krye në bashkëpunim me kontrollin e trafikut ajror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avioni u kthye nëpër disa koordinata dhe kënde gjatë fluturimit për të modeluar formën e plotë të një peme me gogla./Class

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?