Një shembull i udhëzimeve të Qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar: Ja si të vetizolohemi

Qëndrimi në shtëpi dhe shmangia e kontaktit me të tjerët mund të ndihmojnë në kontrollin e virusit. Qeveri dhe autoritete të ndryshme kanë këshilla të ndryshme. Këtu është një shembull i udhëzimeve të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Nga Johnny Wood

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka azhurnuar masat e saj për të trajtuar koronavirusin – duke përfshirë një thirrje për këdo me simptoma të buta (temperaturë të lartë ose një “kollë të re”) që të izolohet për 7 ditë.

Por çfarë do të thotë “vetëizolim”?

Ai ndryshon nga një vend në tjetrin dhe nga rajoni në rajon, kështu që është e rëndësishme të kontrolloni. Por, si shembull, këtu janë disa nga rekomandimet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar:

-Lejoni të qëndrojnë me ju vetëm njerëzit me të cilët jetoni.

-Rrini veçmas të tjerëve – përpiquni të mos rrini në të njëjtën kohë në të njëjtën dhomë me njerëz të tjerë.

-Qëndroni në një dhomë të ajrosur mirë e cila ka një dritare që mund të hapet.

-Sigurohuni të lajmëroni personat që ju sjellin ushqime në shtëpi tí lënë ato jashtë, që të mund t’i merrni vetë.

-Pastroni banjën rregullisht.

-Nëse është e pamundur të keni një banjë vetëm për vete, organizohuni që personi i izoluar ta përdorë atë i fundit dhe ta pastrojë vetë atë në fund.

-Mos përdorni të njëjtët peshqirë me personat e tjerë që jetojnë në shtëpi me ju.

-Lajini mirë me sapun dhe ujë enët e kuzhinës. Mund të përdoret edhe lavapjata.

Pse të vetëizolohemi?

Vetëizolimi ul numrin e vizitorëve në institucionet e kujdesit shëndetësor, duke i lejuar ato të operojnë në mënyrë më efektive, dhe mbron të tjerët nga infeksioni i mundshëm.

Përhapja e COVID-19 ka prekur më shumë se 100 vende. Për rreth 80% të njerëzve, virusi shoqërohet më simptoma të buta, por për një numër të vogël, pasojat janë më serioze. Dhe nëse në të njëjtën kohë sëmuren shumë njerëz, kjo mund të mbingarkojë dhe për pasojë rrëzojë sistemet shëndetësore.

Në nivel global, më shumë se 180,000 njerëz kanë testuar pozitiv për COVID-19, shumica dërrmuese në Kinë. Shpërthimi i dytë më i madh i këtij virusi është në Itali.

Si të ndihmojmë veten

Sipas këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekzistojnë disa masa paraprake të thjeshta që mund të ndiqen për të ndihmuar në kontrollin e shpërthimit të këtij virusi.

Në jetën tonë të përditshme, duart tona prekin rregullisht dorezat e dyerve, çezmat dhe shumë sipërfaqe të tjera. Sigurohuni që t’i lani duart rregullisht me sapun dhe ujë ose me një dezifektues me bazë alkooli për të larguar gjurmët e virusit, i cili në disa sipërfaqe mund të jetojë edhe për disa ditë.

Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës, pasi virusi mund të transferohet nga duart tuaja dhe të hyjë në trup.

Kur dikush teshtin ose kollitet, ata nxjerrin spërkla të vogla nga goja ose hunda, të cilat mund të përmbajnë virusin. Shmangeni prekjen nga këto spërkla duke mbajtur një distancë prej të paktën një metër midis vetes dhe kujtdo që kollitet ose teshtin.

Është gjithashtu shumë e rëndësishme të mbani higjenën e frymëmarrjes. Mbuloni gojën dhe hundën me bërryl të përkulur ose me shami letre kur teshtitni ose kolliteni. Hidheni menjëherë shaminë e letrës dhe më pas lajini duart.

Mësime nga Italia

Me Italinë që tashmë ka mbyllur çdo gjë, qeveria është përpjekur t’u përgjigjet qytetarëve të hutuar e pasigurt për atë që mund dhe nuk mund të bëjnë.

“Jam e divorcuar. A mund të shkoj dhe të marr fëmijët e mi nga shtëpia e prindit tjetër?”, është një nga pyetjet e bëra në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

“A mund të dal të hedh plehrat?” është një pyetje tjetër. “A mund ta shëtis qenin?”

Përgjigja për të gjitha këto më sipër është “Po”, me kusht që të mbani distancën tuaj nga njerëzit e tjerë.

SHKARKO APP