“Një shpërthim i fuqishëm pritet brenda orësh ose ditësh”, autoritetet ngrenë alarmin: Lava nga vullkani ka nisur të dalë
Një vullkan në Filipine ka filluar të nxjerrë lavë dhe autoritetet paralajmërojnë se një shpërthim i fuqishëm mund të ndodhë “brenda orësh ose ditësh”.
Lava nga vullkani Taal ka nisur të dalë në orët e para të së hënës.
Vullkani ndodhet rreth 70 kilometra larg kryeqytetit Manila.
Paraprakisht, një re e madhe e hirit ka shkaktuar evakuimin e rreth 8,000 personave nga zona.
“Vullkani ka hyrë në një periudhë të jostabilitetit intensiv”, tha Instituti i Filipineve për Vullkanologji dhe Sizmologji.
Taal është vullkani i dytë më aktiv i Filipineve.
Ai gjendet në një ishull në mes të një liqeni dhe është një nga vullkanet më të vogla në botë.
Taal ka pasur së paku 34 shpërthime në 450 vjetët e kaluar.
Herën e fundit ka shpërthyer më 1977, ndërsa shpërthimi i tij në vitin 1911 ka lënë të vdekur rreth 1,500 njerëz./REL