Një statujë në kujtim të Kobe Bryant

Një statujë bronzi në kodrën e Kalabasas, në të cilën Kobi Brajant pasqyrohet me dorën të hedhur tek e bija Xhixhi.

Vepra u realizua nga artisti Dan Medina, pikërisht në vendin ku dy vjet më parë ndodhi aksidenti me helikopter, që i mori jetën legjendës së basketbollit dhe vajzës së tij.

Së bashku me ta, në këtë tragjedi u shuan edhe shtatë persona të tjerë, emrat e të cilëve janë shkruar në piedestalin e statujës. Ndër të tjera aty shkruhet “Heronjtë vijnë dhe ikin, legjendat mbeten përgjithmonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?