FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një stuhi e fuqishme pritet të godasë SHBA-të

Pas stuhisë së fortë të javës së shkuar, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një tjetër stuhi të fuqishme. Qendra Kombëtare e Urganëve, ka paralajmëruar që Uragani Irma do të jetë i kategorisë së 5-të dhe do të godasë ishujt e Karabineve.

Stuhia do të godasë Ishujt Leeward të martën në mbrëmje.

“Irma vazhdon të forcohet dhe maksimumi i erërave të qëndrueshme janë rritur në afërsi të 280kph me rryma më të larta – një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme e Kategorisë 5 në shkallën e erës”,tha Qendra Kombëtare e Uraganëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një numër i ishujve Karaibe janë paralajmëruar se janë në rrugën e drejtpërdrejtë të stuhisë, e cila pritet të mbërrijë në Ishujt Leeward të martën në mbrëmje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paralajmërimet e uraganëve janë në fuqi për Antigua, Barbuda, Anguilla, Montserrat, St Kitts, Nevis, Saba, St Eustatius, Shën Marten, Saint Martin, Saint Barthelemy, Ishujt Virgjëra të SHBA, Porto Riko, Vieques dhe Culebra.

Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në Florida në përgatitje për Irma. Guvernatori Rick Scott tha se Presidenti Donald Trump i ka ofruar shtetit “burimet e plota të qeverisë federale”.

Leeward Island mund të shihte rritje në nivelet e ujit deri në 3 metra në zonat bregdetare, paralajmëroi zyra meteorologjike e Antigua dhe Barbuda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?