Një tjetër adoleshente publikon vetëvrasjen e saj “Live” në Facebook
Një tjetër rast fatkeq i vetëvrasjes live në Facebook është shënuar në Amerikë. Një vajzë 14-vjeçare në Miami, ka transmetuar Live në Facebook, kur ajo kreu vetëvrasje në banjë, në shtëpinë e kujdestarëve të saj. Departamenti për Fëmijë dhe Familje në Florida ka ofruar disa detaje rreth vetëvrasjes së Nakia Venant, të cilën policia e kishte gjetur të varur tek dera e një banje, të martën, shkruan Mail Online. Një nga miqtë e vajzës u ka thënë mediave të huaja se ai kishte parë këtë ngjarje në Facebook dhe kishte lajmëruar menjëherë policinë. Zyrtarët e gjetën vajzën të varur nga një shall në një lak rreth qafës së saj, u përpoqën ta shpëtonin, por pa sukses. Kujdestarët e vajzës ishin në gjumë në shtratin e tyre në kohën e incidentit. Kujtojmë këtu se më 30 dhjetor të njëjtin veprim mori edhe një vajzë 12-vjeçare nga Gjeorgjia e quajtur Katelyn Nicole Davis, e cila transmetoi gjithashtu vetëvrasjen e saj direkt nga Facebook-u.
KOHA JONË SONDAZH

