Një tjetër ditë dramatike në Francë, 761 viktima, numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në rreth 150 mijë
Franca regjistroi 761 vdekje brenda një dite nga koronavirusit. Numri total i viktimave ka arritur në 18.681, duke e renditur në vendin e katërt në botë për shifrat më të larta.
Megjithatë, numri i pranimit të pacientëve në spital ka rënë për të tretën ditë me radhë.
Dhe, në një shenjë tjetër që bllokimi i vendosur një muaj më parë po funksionon, Jerome Salomon, kreu i autoritetit të shëndetit publik, tha se numri i përgjithshëm i njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) në Francë ra për ditën e nëntë me radhë, në 6027, një pikë e ulët që nga 1 prilli.
Me 1909 raste të reja të pranuara në spital, Franca regjistron rreth 150 mijë persona të prekur me Covid-19.