Një tjetër paciente vdes nga koronavirusi në Greqi, shkon në 10 numri i viktimave

Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në dhjetë, pasi një tjetër person u raportua i vdekur për shkak të virusit vdekjeprurës.

Viktima e fundit është një grua 93 vjecare, e cila po kurohej në një spital në periferi të Patra të Rio në Greqinë perëndimore. Në këtë zonë janë raportuar edhe rastet e para të të prekurve nga koronavirusi, raportojnë mediat helene.

Këshilltari special i qeverisë, epidemiologu Sotiris Tsiodras, kishte njoftuar më herët të premten se numri i pacientëve të konfirmuar me koronavirus në Greqi është 495.

Tsiodras deklaroi se mosha mesatare e të prekurve nga koronavirusi është 72 vjec.

SHKARKO APP