Një tjetër shtet heq maskat në ambientet publike dhe shtetrrethimin

Europa po i rikthehet jetës normale, para se Covid-19 të pushtonte botën. Qeveria franceze hedh hapa të rëndësishëm drejt heqjes së plotë të kufizimeve kundër përhapjes së koronavirusit. Nga kjo e enjte nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të jashtme.

Autoritetet e panë të arsyeshme këtë masë, teksa shifrat e infektimeve kanë rënë në nivelet më të ulëta që prej Gushtit të vitit të kaluar para nisjes së valës së dytë. Po ashtu pritet heqja e plotë e orarit të shtetrrethimit duke nisur nga e diela.

Heqjen e maskave në ambientet e jashtme po e diskuton edhe qeveria italiane, teksa edhe atje infektimet ditore janë në nivelet më të ulëta, prej Gushtit të kaluar. Shqetësim përbën rritja e vazhdueshme e infektimeve në Britaninë e Madhe.

SHKARKO APP