Një tjetër vaksinë kundër Covid-19 hyn në provën e fazës së tretë
Një tjetër vaksinë e zhvilluar në Kinë kundër Covid-19 ka hyrë në provën klinike të fazës së tretë.
Njoftimi u dha “Chongqing Zhifei Biological Product”, citon “Global Times”, sipas të cilit ka nisur faza e tretë e provës klinike brenda vendit.
Kompania e listuar kineze për provën ka rekrutuar 29 mijë persona nga e gjithë bota.
Sipas zyrtarëve kinezë, vendi ka 13 kandidatë për vaksina që hyjnë në prova klinike, përfshirë pesë kanditatë që tashmë kanë hyrë në provat e “fazës së tretë”.
Mbi 100 vaksina për të parandaluar koronavirusin janë në faza të ndryshme të zhvillimit në të gjithë globin.