Një trafikant nigerian arrestohet me 79 000 euro në… stomak!

Një trafikant nigerian u arrestua në lindje të Francës me 79 000 euro në sistemin tretës dhe 13 000 franga zvicerane të fshehura në veshje dhe këpucë, bëri të ditur dogana.

Arrestuar rastësisht, ndërkohë që po udhëtonte në një autobus të qytetit në afërsi të stacionit të autobusëve në Strasburg, trafikanti ka deklaruar për agjentët e doganave se ai banonte në Spanjë dhe se jetonte me të ardhurat që fitonte si pjatalarës në një restorant në Baleares.

Ai dha shpjegime të tjera për doganierët për origjinën e parave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeni antidrogë ka ndjerë aromën e kanabisit në kartmonedhat që kishte fshehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dorëzuar policisë gjyqësore, personi i është nënshtruar një radiografie që ka treguar praninë e nëntë prezervativëve të mbushur me kartmonedha.

Policia ka zbuluar përmbajtjen e tyre, prerje 200 dhe 500 euroshe që arrinin vlerën e 79 000 eurove./Ata

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?