Një vit luftë në Ukrainë, ish-kryeministri izraelit kujton takimin me Putin
Në ditët e para të luftës në shkurt të 2022, presidenti rus Vladimir Putin i ka premtuar ish-kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, se nuk do ta vriste homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Bennett kujton pjesë nga biseda me kreun e Kremlinit. “A keni ndërmend të vrisni Zelensky-n?”, e kishte pyetur ai presidentin rus dhe kishte marrë sigurinë nga Putin që nuk do ta vriste: “Unë nuk do ta vras Zelenskyn”, ishte përgjigjur ai.
Bennett kujtoi gjithashtu se e kishte pyetur sërish dhe sërish kishte marrë premtimin për të mos e vrarë Zelensky-n. Teksa ishte ende në Moskë, Bennett i telefonoi Zelenskyt për t’i thënë se ai nuk ishte nën kërcënim me vdekje.
Në atë bisedë, ai tregoi detaje nga udhëtimi i tij i njohur në Moskë në Shabbat në fillim të marsit 2022, në një përpjekje për të ndihmuar ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje midis dy palëve.