“Njerëzit konsumojnë mishin tim, jo çokollatë” (FOTO)

Çokollata është një produkt i kakaos, që rritet kryesisht në klimat tropikale të Afrikës Perëndimore dhe Amerikën Latine. Rreth 72% e kakaos vjen nga Bregu i Fildishtë dhe Gana. Prodhuesit e tjerë janë; Indonesia, Kameruni, Nigeria dhe Brazili.

Sipas një hetimi të BBC gjatë 2016, ku citohet se qindra e mijëra fëmijë u shitën nga prindërit e tyre tek trafikantët e punës. Fëmijët e Afrikës Perëndimore janë të rrethuar nga varfëria intensive dhe fillojnë të punojnë në një moshë të re për të mbështetur familjen e tyre.

Fëmijët përfundojë deri tek fermat e prodhimit të kakaos, sepse kanë nevojë për punë. Fëmijët e tjerë janë “shitur” trafikantëve ose pronarëve të fermave, duke besuar se ata do të gjejnë një punë të ndershme dhe dërgojnë disa të ardhura në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trafikantët shpesh rrëmbyejnë djem të rinj nga fshatra të vegjël si: Burkina Faso dhe Mali. Bregu i Fildishtë përdoret si një treg i skllavërisë së fëmijëve. Vende të tjera që kanë raportuar se janë pjesë e tregtisë së skllavërisë janë: Kamerun, Benin, Burkina Faso, Nigeria dhe Togo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse ka vite që ky krim vazhdon, shtrohet pyetja: Sa fëmijë janë “skllevër” të prodhimit të kakaos? Në 2016, shuma arriti deri në 109,000 fëmijë. Në mesin e tyre 60% janë të moshës 12-16 vjeç dhe pjesa tjetër, fëmijë të moshës 7 vjeç. Realiteti i tmerrshëm është se në shumicën e kohës ata nuk paguhen, nuk marrin edukim, rrihen rregullisht dhe shpesh egërsisht në qoftë se tentojnë të largohen nga vendi i punës. Ata kurrë nuk i shohim familjet e tyre.

Aly Diabate u tha gazetarëve se: “Rrahjet ishin një pjesë e jetës sime. I kisha parë të tjerët të cilët kërkonin të iknin dhe kur ata ishin gati, u rrihnin barbarisht”.

Brian Woods ka bërë filma në lidhje me abuzimet në botë të drejtave të njeriut. Ai tregon për Drissa, se si një djalë i ri nga Mali, një rob i liruar gjatë 2016, është shprehur që kurrë nuk e kishte shijuar çokollatën. Drissa për Brain tha se: “Kur njerëzit kosomojnë çokollatën, ata hanë mishin tim”.

Çdo vit, 600.000 ton kakao konsumohen globalisht.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?