Njeri modern! Presidenti francez, me shall të bardhë bën xhiro me… (FOTO)

Me biçikletë e në qafë shalli i bardhë elegant që bie në sy, Emmanuel Macron, mund të ishte sot një nga francezët që shijon një xhiro në bregdet me gruan e tij të dashur.

Megjithatë, fotot e shkrepura në Le Touquet, pranë Boulogne-sur-Mer, risjellin në vëmendje një shembull se si Presidenti i ri Francez, është udhëheqës modern.

Ai ishte fotografuar në krah të bashkëshortes së tij, Brigitte, 64 vjeçe, të cilën e takoi 25 vite para se të martoheshin, kur ishte shkollë dhe ajo ishte mësuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti është në rrugën e mbarë edhe nga fitorja masive në zgjedhjet parlamentare, pasi votimi për partinë e Le Pen u shemb. Të dielën mbrëma, kryeministri i vendit, Edouard Philippe shpalli fitore për z.Macron, duke thënë: Franca është kthyer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Macron ka fituar miliona vota me metodat e tij jo konvencionale që kur ishte veshur si Presidenti më i ri i Francës, muajin e kaluar. Ai bëri një deklaratë të stilit të guximshëm duke veshur një kostum modest (400 euro) për inaugurimin e tij.

Burimi: Daily Mail/R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?