Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?
Ekipi amerikan i “Navy Seal” që vrau Osama bin Laden po stërvit ushtrinë e Koresë së Jugut për të vrarë Kim Jong-un.
“Seal Team Six” grupi i dërguar në Pakistan në 2011 për të vrarë Bin Laden, po merr pjesë në stërvitjet sekrete krahas komandove të Koresë së Jugut për të nxjerrë liderin e Koresë së Veriut në rast të një lufte.
Skuadra e posaçme e vrasjes, e cila do të nisë punën në dhjetor, u krijua nga ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut për të neutralizuar sistemet e “komandimit dhe kontrollit” në veri, raportoi “The Times”.
Song Young-moo, ministri i Mbrojtjes, u tha deputetëve: “Ne jemi në procesin e konceptimit të planit.
“Unë besoj se ne mund ta krijojmë njësinë deri më 1 dhjetor.”
Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut filloi një plan të quajtur “Dub” për të vrarë liderin komunist.
Njoftimi vjen pasi Kim Jong-un kreu testin e tij të gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor në mal të dielën.
Instituti i armëve bërthamore të Koresë së Veriut deklaroi se kishte kryer një test të përsosur të bombës me hidrogjen, e cila shkaktoi një tërmet prej 6.3 ballë.
Prova u pa si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Trump, i cili u zotua të ndalë zhvillimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut që mund të kërcënojnë Shtetet e Bashkuara.
KOHA JONË SONDAZH

