Njësia që vrau Bin Laden po përgatit vrasjen e Kim Jong-un?

Njësia elitare ushtarake, US Navy Seal, që vrau kryeterroristin Osama bin Laden, po trajnon forcat e Koresë së Jugut për të vrarë diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Sipas “The Sun”, njësia “Seal Team Six”, që u dërgua në Pakistan për të vrarë Bin Laden në vitin 2011, po merr pjesë në një stërvitje sekrete me komandot ushtarakë të Koresë së Jugut, me qëllim eliminimin e liderit komunist në rast lufte.

Skuadra speciale e vrasjeve do të formohet në dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat e Koresë së Jugut thonë se plani njihet edhe si Hakmarrja dhe Ndëshkimi i Fuqishëm Korean.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej kohësh spekulohet se SHBA dhe Koreja e Jugut mund të ndërmarrin një plan për ekzekutimin e liderit komunist.

Kjo mendohet se do e parandalojë një luftë në shkallë të gjerë.

Të dielën Koreja e Veriut kreu testin e gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?