Njihuni me kimistin që i shpiku/ Efektet vdekjeprurëse të armëve kimike që po shuajnë Sirinë, vetëm një minutë kohë për të shpëtuar jetën

“Bazuar në përvojën, me siguri prej 90 për qind mund të them se gazi sarin është përdorur kundër këtyre civilëve”, tha ai. Ky mjek është duke trajtuar personalisht rreth 100 persona në ditët menjëherë pas sulmeve. Në mesin e pacientëve të tij një numër i madh i tyre janë fëmijë. Sarin është një armë shumë toksike kimike që mund të vrasë brenda pak minutash dhe është 26 herë më vdekjeprurëse se cianidi. Ky është një helm që sulmon sistemin nervor të njeriut.
Thithja e sarinës  apo kontakti me të nëpërmjet lëkurës ka efektin e njëjtë të rrezikshëm. Edhe përqendrimi i avullit është i mjaftueshëm që shpejt të depërtojë në lëkurë. Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj sarinit, në qoftë se nuk marrin trajtimin e duhur mund të kenë pasoja për tërë jetën. Vdekja mund të pasojë një minutë pas thithjes së drejtpërdrejtë prej vetëm 0.01 miligram për kilogram të peshës trupore, në qoftë në një periudhë të shkurtër kohore, nuk përdoret kundërhelmi.
Kjo është një nga armët kimike që përdoren më së shpeshti, edhe pse është klasifikuar si një armë e shkatërrimit në masë dhe prodhimi i saj është i ndaluar që në vitin 1993.
Ajo në fakt u prodhua rastësisht nga kimisti gjerman Gerhard Schrader duke punuar në  krijimin e insekticideve të reja. Schrader ka shpikur edhe tabun dhe cyclosarin e cila është përdorur gjithashtu  si armë kimike. E çuditshme në fakt, njeriu që kishte për qëllim përmes insekticideve të zvogëlojë urinë në botë, ka krijuar disa nga armët më të tmerrshme.

Image result for gerhard schrader tabun

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?