Njihuni me kryeministrin që piloton avionin…edhe në takime zyrtare

HELSINKI-Për pasionin e tij i ngjan yjeve hollywoodiane John Travolta dhe Tom Cruise.

Bëhet fjalë për kryeministrin finlandez, Juha Sipila, i cili ka një pasion të madh; pilotimin.

Mësohet se presidenti përveçse hobi, piloton avionin edhe kur shkon në udhëtime zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Fans i aviacionit dhe i masave shtrënguese buxhetore, shefi i qeverisë së qendrës, 55 vjeç, adhuron të marrë drejtimin e aeroplanëve që merr me qira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akoma më mirë, edhe faturat i paguan vetë, si për të qenë më legjitim në momentin që mbron idenë e një shteti që kursen.

Që kur ka marrë funksionet, në maj 2015, ky ish-sipërmarrës, i njohur për aftësitë e tij menaxhuese, ka zënë vendin e pilotit gjatë 19 fluturimeve zyrtare në Finlandë dhe jashtë saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?