Njihuni me vendin unik ku takohen Azia, Afrika dhe Europa

Kreta me trashëgimi të pasur historike e arkeologjike, me plazhe, lugina dhe male magjepsëse, është padyshim një nga vendet më tërheqëse për turistët në mbarë botën. Rrugët janë në gjendje të shkëlqyer dhe vizitat rreth ishullit janë vërtet një aventurë për t’u mbajtur mend. Knossos dhe Phaistos, janë dy pika të rëndësishme për t’u ndalur dhe për të parë arkitekturën minoane, ku ruhen objekte magjepsëse të këtij qytetërimi misterioz.

Kreta ofron edhe mrekulli të shumta natyrore, si Gryka e Samarisë në shpellat e Zeusit, malet mbi dy mijë metra të larta, pllajat me mullinj ere dhe pamje të shumta befasuese, veçanërisht në pranverë, kur livadhet mbulohen me njëmijë ngjyra. Sigurisht deti është një nga motivet kryesore për të vizituar Kretën, veçanërisht bregdeti verior me një sërë plazhesh me rërë të bardhë dhe rozë. Falassarna, Elafonissi, Georgopulo janë plazhe të rrethuara nga korija të mëdha me palma.

Vitet e fundit që turizmi është zhvilluar shumë, në Kretë është investuar duke ngritur hotele dhe resorte të shumta luksoze. Alternativat nuk mungojnë dhe vizitorët mund të zgjedhin të pushojnë edhe në shtëpitë e vendasve, të cilët ofrojnë dhoma apo apartamente me çmime të ndryshme.

SHKARKO APP