Nju Jork në karantinë, Senati dhe Shtëpia e Bardhë marrëveshje 2 miliardë dollarë për ekonominë

Senati dhe Shtëpia e Bardhë arritën një marrëveshje për një paketë ndihmese prej 2 miliard dollarësh për ekonominë amerikane. Marrëveshja duhet të miratohet përpara se të shkojë te presidenti amerikan, Donald Trump për ta firmosur.

Tregjet nisën ngritjen e shpejtë në Londër dhe Nju Jork. Aksionet u rritën edhe në bursat aziatike. Bursa japoneze Nikkei regjistroi një rritje prej 7.9 përqind pas lajmit. Rritje shënuan edhe bursat në Hong Kong dhe Shangai.

Ndërsa bursa amerikane Doë Jones shënoi rritjen më të madhe njëditore që prej vitit 1933. Kriza e koronavirusit shkaktoi një tërmet në bursa, të cilat njohën momentet më të vështira në dekada. Presidenti Trump ka premtuar se do e hapë ekonominë e vendit brenda 12 prillit.

Ekspertët e Grupit të Punës së Shtëpisë së Bardhë shprehën alarmin për ritmet e infektimit me koronavirus në Nju Jork dhe këshilluan personat që kanë qenë në atë qytet, që të vendosen në karantinë për 14 ditë. Koordinatorja për përgjigjen ndaj koronavirusin, Dr. Deborah Birx paraqiti statistika alarmante për përhapjen e virusit në Nju Jork.

“Vazhdojmë të mbetemi thellësisht të shqetësuar për qytetin e Nju Jorkut dhe zonës përreth”, tha ajo. “Është një situatë shumë serioze. Ajo që po shohim është se njerëzit në mënyrë të kuptueshme duan të ikin nga Nju Jorku”, tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Sipas autoriteteteve reth 56 për qind të të gjitha rasteve në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 60 për qind të të gjitha rasteve të reja, janë në zonën e Nju Jorkut. Mbi 30 për qind e viktimave në Shtetet e Bashkuara janë nga Nju Jorku dhe rrethinat.

SHKARKO APP