”Non-Paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkan, Daçiç: Siguron autonomi për serbët në veri

Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç, ka reaguar në lidhje me dokumentin joformal “Non-Papers” të publikuar nga gazeta austriake “Der Standard”, ku fliste për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Daçiç thotë se dokumenti “non-papers” ka qenë më i mirë se plani i Ahtisaarit, pasi sipas tij, siguron autonomi për serbët në veri të Kosovës. Nga ana tjetër, ai nënvizon se ky dokument nuk ishte në nivelin e kërkesave dhe pritjeve të Beogradit.

Çfarë është “non-paper”?

Ky term përdoren në gjuhën e institucioneve evropiane, “non-paper” është dokument joformal, zakonisht pa theksim të qartë, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, veçanërisht në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që të kërkohet marrëveshja për ndonjë çështje të kontestuar procedurale ose politike. “Non-paper” është formë e zakonshme komunikimi e një ose më shumë anëtareve të BE-së rreth një çështje të caktuar.

SHKARKO APP