”Non papers” për kufijtë, Maas: Janë vetëm fjalë boshe

””Non papers”, pra dokument jo zyrtar. Nuk kanë gjë tjetër veçse fjalë bosh dhe askush nuk duhet të merret seriozisht me to”. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, mban këtë qëndrim lidhur me dokumentin jo zyrtar diplomatik që qarkulloi në Bruksel, për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor sipas linjave etnike. Mass përgënjeshtroi përfshirjen e Gjermanisë tek të ashtuquajturit “non-papers”.

Dokumenti u publikua fillimisht nga media sllovene, nën autorësinë e pretenduar të kryeministrit slloven Janez Jansa e në adresë të presidentit të Këshillit Europian Charles Michell, si një propozim mbi trajtimin e problematikave në rajon pasi Sllovenia të marrë Presidencën e BE-së në korrik.

Edhe kryeministri Rama është përfshirë në debatin lidhur me çështjen e “non papers”, pasi gazeta austriake “Der Standard”, shkroi se ai u kishte thënë mediave shqiptare se e kishte parë “non papers” dhe hartën dhe se bashkë me Vuçiçin kishin qenë mbështetës të ripërcaktimit të kufijve sipas linjave etnike mes Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?