”Nostradamusi i sëmundjes”, grupi Anonymous i dërgon mesazh…

Bota është në luftë të fortë me pandeminë e Covid-19 dhe shkencëtarët po luftojnë me kohën për të gjetur vaksinën. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që gjejnë kohë për hakerime. Grupi i hakerëve “Anonymous” ka lëshuar akuza kundër themeluesit të Microsoft-it, Bill Gates.

”Në mes të një pandemie historike, pjesa më e madhe e botës i ka kthyer sytë nga ju për të gjetur zgjidhje dhe duket se nuk është e gabuar, sepse ju e keni pozicionuar veten si Nostradamusi i sëmundjes. Ju keni bërë një punë të pabesueshme në ndërtimin e imazhit tuaj nga një drejtor i Përgjithshëm i pamëshirshëm dhe i prerë, në një filantrop dashamirës dhe shpëtimtarin e botës”.

Nga ana tjetër, në video grupi i hakerëve e ka kritikuar Bill Gates-in për mbështetjen e siç thonë ata të një sistemi mbikëqyrës që do të shfrytëzonte të dhënat e qytetarëve, për të kuptuar kush është i prekur me pandeminë. Ata e kanë cilësuar një metodë të tillë si barbare, duke thënë se sistemi në fjalë, i aplikuar në Kinë, ka shkelur të drejtat themelore njerëzore.

https://www.facebook.com/anonews.co/videos/558848778087605/

SHKARKO APP