Notari spanjoll lë garën, një minutë heshtje për viktimat e Barcelonës

Notari spanjoll Fernando Alvarez ka gjetur mënyrën e duhur si të mbajë homazhe për viktimat e Barcelonës.

Ai nuk ka pranuar të marrë pjesë në garën e 200 metrave në Botërorin Masters që po zhvillohet në Budapest. Në momentin që është dëgjuar sinjali për nisjen e garës, notari spanjoll nuk është hedhur në pishinë, por ka qëndruar në këmbë, pa lëvizur.

Fernando Alvarez ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e sulmit terrorist që ndodhi në Barcelonë pak ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i kishte kërkuar Federatës Botërore të Notit që të mbahej një minutë heshtje para garës, por kishte marrë përgjigje negative. Për këtë arsye, notari spanjoll ka marrë përsipër të mos hyjë në garë dhe të respektojë ndjenjat humane duke mbajtur një minutë heshtje për 14 jetët që u shuan në Barcelonë pas një sulmi terrorist. Gjesti i tij është mirëpritur nga të gjithë në rrjetet sociale, duke e konsideruar Alvarez një njeri me zemër të madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?