Nuk arrihet marrëveshja për organizimin e bisedimeve mes Putin dhe Zelensky

Një marrëveshje për të organizuar një bisedim mes peridentit rus, Vladimir Putin dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky ende nuk është arritur.

Ndihmësi i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se kjo gjë nuk u arrit pavarësisht përpjekjeve të Turqisë.

Podolyak tërhoqi vëmendjen për rritjen e armiqësive në lindje të Ukrainës dhe përpjekjet ruse për të “shkatërruar plotësisht” qytetin portual të Mariupol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë të mëparshme u shpreh se “shpërthimet në tre provinca ruse në kufi me Ukrainën ishin “karma” dhe shpagim për pushtimin e vendit nga Rusia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Heret apo vonë borxhet shlyhen kur një shtet vendos të sulmojnë një shtet tjetër”, shkroi ai në Telegram.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, Vyacheslav Gladkov, tha se një depo armësh ishte përfshirë nga flakët pranë fshatit Staraya Nelidovka, që ndodhet 20 km nga kufiri ukrainas. Ai u shpreh se zjarri ishte shuar dhe s’ka pasur njerëz të lënduar apo dëme në banesa rezidenciale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?