Nuk besonte tek Covid-19 por u prek/ Presidenti: Ende marr antibiotikë

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, që në fillimet e pandemisë globale Covid-19, u tregua skeptik sa i takon ekzistencës së virusit. Ai ndryshoi mendim për të vetëm kur u infektua vetë.

Edhe pse disa ditë më parë, 65-vjeçari njoftoi në rrjete sociale se ka rezultuar negativ në testin e kryer për Covid-19, presidenti është shprehur se ende ndihet i lodhur dhe merr antibiotikë.

“Dje ndihesha pak i dobët, jam ende duke marrë antibiotikë”, ka thënë Bolsonaro. Eruaja e tij, Michelle, ka testuar pozitive me Covid-19, ndërsa nuk ka shfaqur simptoma të theksuara dhe gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë.

SHKARKO APP