”Nuk duam luftë”, Putin akuzon Ukrainën për gjenocid

Presidenti rus, Vladimir Putin, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Moskë, thotë se vendi i tij nuk do luftë. Shefi i Kremlinit tha se Moska ka parashtruar propozime për procesin e negociatave, por se nuk ka pasur reagim konstruktiv nga NATO.

“Nuk do ta pranojmë kurrë zgjerimin e NATO-s deri në kufijtë tanë”, tha Putin, duke shtuar se aleanca e ka për detyrë të mos e fuqizojë sigurinë në kurriz të vendeve të tjera.

Nga ana tjetër, Putin akuzoi Ukrainën se ka kryer gjenocid në zonat që mbahen në kontroll nga rebelët e mbështetur nga Moska, në Donbas. “Në këndvështrimin tonë, ajo që po ndodh në Donbas është gjenocid”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?