“Nuk e japim Malin e Zi”, mbi 50 mijë tubim në sheshin “Pavarësia” në Podgoricë

Në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë u mbajt një “tubim patriotik”, për siç thanë organizatorët, mbrojtjen e Malit të Zi si shtet të pavarur.

Ky tubim, ku morën pjesë mijëra qytetarë, kaloi i qetë dhe nuk u raportua për asnjë incident.

Policia raportoi se morën pjesë mbi 50 mijë persona dhe se tubimi përfundoi pa incidente.

Ata kënduan himnin e Malit të Zi dhe këngë patriotike. Po ashtu ata valvitën flamurin shtetëror.

Të gjithë ishin të veshur me ngjyrë të kuqe – që është ngjyra që ka flamuri i shtetit të Malit të Zi dhe thërrisnin “Nuk do ta japin Malin e Zi”.

Njëri nga organizatorët, Pegja Vushuroviq tha para të pranishmëve se e vetmja parti që i ka mbledhur në këtë shesh është – Mali i Zi.

Ne nuk jemi mbledhur për ta ndryshuar rezultatin zgjedhor. Të kishin pasur fituesit e zgjedhjeve atë natë këtë flamur që ju e keni sonte, ne nuk do të kishim arsye që të mblidheshim sonte”, tha Nemanja Batriqeviq, njëri nga organizatorët e tubimit.

Në këtë tubim, morën pjesë qytetarë nga qytete të ndryshme të Malit të Zi.

Tubimi, siç u tha, u organizua nga një grup i organizatave patriotike malazeze.

Një tubim i ngjashëm u organizua më 3 shtator në Cetinje. Ky është tubimi i dytë që po mbahet në Podgoricë që nga zgjedhjet e 30 gushtit, në të cilin partia e Millo Gjukanoviqit humbi shumicën e saj në parlamentin malazez pas 30 vjetësh.

SHKARKO APP