”Nuk është luks”, Macron: Reforma e pensioneve do të vijojë

Reforma e pensioneve e kërkuar nga Emmanuel Macron “do të vazhdojë rrugën e saj demokratike”. Kjo është deklarata që u përsërit nga presidenti gjatë një interviste në France 2 dhe TF1.

“Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë ka dështuar. Tani duhet të presim shpalljen e këshillit kushtetues. Ne duhet të ecim përpara: është në interesin më të mirë të vendit”, shtoi Macron.

Presidenti francez thotë se reforma e pensioneve duhet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit. Kjo është hera e parë që Macron flet që nga miratimi përfundimtar i reformës që ka shkaktuar debate dhe protesta në vend.

Për të reforma e pensioneve nuk është luks por ”përkundrazi është më e nevojshme se kurrë më parë”, për të rikthyer në ekuilibër sistemin e pensioneve.

SHKARKO APP