Nuk është miratuar ende nga EMA, Hungaria shteti i parë i BE që merr vaksinën kineze

Hungaria është i pari dhe i vetmi shtet i Bashkimit Europian që do të përdorë vaksinën kineze anti-Covid për qytetarët e saj.

Por sipas mediave ndërkombëtare, Agjencia Europiane e Barnave, (EMA) nuk ka asnjë kontakt për momentin me kompaninë kineze dhe për këtë arsye vaksina e prodhuar prej tyre nuk certifikohet nga EMA për sigurinë dhe efikasitetin e saj.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaecker, tha në lidhje me vaksinën kineze që Hungaria ka kërkuar të prezantojë në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siguria dhe efikasiteti i vaksinës duhet të vlerësohet nga EMA dhe për momentin nuk jam në dijeni të ndonjë kontakti midis Ema dhe prodhuesit kinez të vaksinave“, tha zëdhënësi i KE, Stefan de Keersmaecker, duke specifikuar se midis kësaj dhe Komisionit Evropian “nuk ka kontakte”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?