Nuk i hapet parashuta gjatë hedhjes, vdes parashutisti

Një parashutist ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi parashuta e tij nuk u hap gjatë hedhes një ekspozite ajrore në Festivalin e Javës së Flotës Amerikane.

Ai ka rënë në lumë dhe më pas është tërhequr ujërat e Morris Canal pranë lumit Hudson pas aksidentit. Ngjarja ka ndodhur para mijëra spektatorëve të tmerruar të cilët po shikonin shfaqjen nga Liberty State Park në New Jersey.

Videoja amatore e regjistruar nga Aaron Moss ka treguar momentin kur një pjesë e parashutës që binte në tokë pasi parashutisti u shkëput nga ajo dhe ra në lumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parashtutisti, identiteti i së cilit nuk është bërë akoma publik, ishte pjesë e komandos Navy SEAL dhe anëtar i ekipit të Navy në SHBA, raporton Daily Mail.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?