“Nuk jam këtu si VIP, por si nënë”, Beyonce në mitingun e Kamala Harris në Hjuston

Këngëtarja Beyonce ka treguar mbështetjen për Kamala Harrisin, ndërsa u shfaq për herë të parë në një miting të kandidates demokrate Kamala Harris.

Sipas ‘The Guardian’, ajo u ndal te një nga çështjet më të ndjeshme për amerikanët, ajo e abortit, ku tha “unë jam këtu si nënë”.

“Për të gjithë burrat dhe gratë në këtë tubim, por edhe ata që na shohin përmes ekranit, ju them se ne kemi nevojë për ju. Ne duhet të votojmë!,” tha Beyonce përpara një turme prej 30,000 njerëzish në stadiumin e hapur Shell Energy në Hjuston.

SHKARKO APP