”Nuk jemi armiq”, gjimnazistët grekë japin mesazhe emocionale drejtuar Turqisë
Atë që nuk e bën politika, po e bën një popull. Greqia janë dërguar 90 tonë ndihma ushqimore në Turqi me 4 avionë, ndërsa njoftoi se dy të tjerë janë duke u përgatitur për t’u nisur.
“Shërim të shpejt, fqinj”, “Ne do të kujdesemi për ju”, “Mendimet tona janë me ju”, “Të gjithë jemi njerëz”, “Nuk jemi armiq, jemi miq” dhe “Mos u shqetësoni, gjithçka do të jetë mirë”,-janë disa nga mesazhet e shumta sensibilizuese të vendosura nga të rinjtë grekë në kutitë e ndihmave të dërguara drejt zonave më të prekura nga tërmeti.
Greqia e cila dërgoi ekipin e saj të parë të kërkim-shpëtimit në rajon brenda 24 orëve pas tërmetit, kishte dërguar në Turqi 36 shpëtues ekspertë, 2 inxhinierë, 8 mjekë, 3 qen kërkim-shpëtim dhe 3 automjete të pajisura posaçërisht me pajisjet e nevojshme për kësi rastesh.