Nuk ka më dyshime, Putin takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit
Kremlini zyrtar deklaron se presidenti rus, Vladimir Putin është duke u takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson, pas vizitës së kryediplomatit amerikan në Rusi, i cili u takua edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është cituar nga agjencitë ruse të ketë thënë se Putini është duke u takuar me Tillersonin dhe Lavrovin.
Vizita e Tillersonit është e para në Rusi që prej se Donald Trump u zgjodh president.
Kjo vizitë vjen në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës janë përshkallëzuar pas sulmit me gaz nervor ndaj civilëve, sulm për të cilin SHBA thotë se është kryer nga qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
KOHA JONË SONDAZH

