Nuk ka paqe për Spanjën! Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Një tjetër ditë tragjike! Gjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë është rritur numri i viktimave nga koronavirusi Covid-19, duke shënuar 619 vdekje të reja.

Ky lajm vjen, pasi Spanja për tre ditë rresht shënoi rënie të numrit të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19.

Sipas Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 16,972.

Swiss Digital Desktop Reklama

2,992 raste të reja me të infektuar janë shënuar ditën e sotme, duke e çuar totalin e përgjithshëm në 161,852.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spanja është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?