Nuk ka përfunduar asgjë, Trump përgjysmon epërsinë e Bidenit në këtë shtet
Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka ngushtuar epërsinë në shtetin e Arizonës, që dje u shpall fitues nga demokratët nga shumë media në Amerikë.
Beteja për 11 votat elektorale vazhdon të jetë e ngushtë. Trump ka përgjysmuar epërsinë e Biden në Arizona.
Dje shumë shtete e konsideruan si të fituar këtë shtet nga demokratët por duket se ende nuk ka përfunduar gara. Mendohej se me fitoren në këtë shtet, Bidenit do i duheshin vetëm edhe votat nga shteti i Nevadas që të siguronte fitoren.
Biden ka 68.390 vota më shumë se Trump në Arizona, apo 2.4%, ndërkohë që dje epërsia ishte 5%.
Deri më tani, rezultatet zgjedhore në 44 nga 50 shtetet amerikane i kanë dhënë Presidentit Trump 213 vota elektorale dhe ish-Nënpresidentit Biden 253 vota. Rezultatet në shtetet e mbetura janë tepër të afërta për të përcaktuar një fitues.