“Nuk ka pushime verore këtë vit” – Sekretari i Transportit në Britani sugjeron se karantinimi do të vazhdojë deri në vjeshtë

Publiku nuk duhet të rezervojë për pushime verore për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, sipas Sekretarit të Transportit në Mbretërinë e Bashkuar.

Grant Shapps këshilloi qytetarët britanik të mos rezervonin pushime verore sepse numri i rasteve të koronavirusit nuk ka rënë sa duhet për të qenë të sigurt që kufizimet aktuale do të hiqeshin deri atëherë.

Ne kemi filluar të shohim një rrafshim të asaj lakoreje tragjike të përditshme, e cila tregon vdekjet çdo ditë. Por derisa lakorja të sheshohet përfundimisht, unë personalisht, por dhe ju nuk duhet të rezervoni pushime verore. ”

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentet e Shapps sugjerojnë që ministrat e qeverisë besojnë se masat aktuale të bllokimit mund të zbatohen të paktën deri në vjeshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?