Nuk ka qetësi në Ballkan, tre tërmete brenda 1 ore

Ballkani nuk ka qetësi nga lëkundjet e vazhdushme të tërmetit. Lëkundjet e fundit janë shënuan në ishullin grek të Kretës.

Tërmeti i parë, me magnitudë 3.9 Rihter, i dyti me magnitudë 4.0 në orën 4:24 të mëngjesit dhe i treti ishte më i fortë, 4.7 i shkallës Rihter në 5:11 minuta të mëngjesit.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Turqi. Epiqendra: 40 km nga Palaikastron të Greqisë dhe dhe 397 km në jug të Izmirit. Mësohet se nuk ka rrezik për cunam në Greqi, Turqi dhe Francë.

Si pasojë e një energjie të madhe të akumuluar nëntokë, lëvizjet e pllakave tektonike me shtrirje në Ballkan kanë shkaktuar tërmete të shpeshta në Shqipëri dhe Greqi, ku më i forti mbetet ai i 26 Nëntorit që i mori jetën 51 personave në vendin tonë.,

SHKARKO APP