Nuk ka qetësi për Ballkanin, tjetër tërmet i fortë, “shkunden” 3 shtete
Ballkani nuk ka qetësi nga lëkundjet. Një tjetër tërmet është shënuar në orët e para të mëngjesit, por kësaj radhe në Kroaci. Lëkundjet ishin me magnitudë 4.0 të shkallës rihter. Raportohet se lëkundjet kanë qenë me thellësi 15 km dhe epiqendra ka qenë nga Graçaç.
Lëkundjet e shënuara në orën 05:10 të mëngjesit sipas orës lokale u ndjenë edhe një Bosnje dhe Serbi. Gadishulli i Ballkanit dhe zonat përreth Detit të Zi, si Turqia dhe Gjeorgjia kanë pasur lëkundje të shpeshta.
Kjo sipas sizmologëve ngaqë pllakat tektonike në këto zona kanë krijuar një energji të madhe prej vitesh.