Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, BE do të pezullojë…

Europa dhe e gjithë bota është e prekur nga Covid-19. Mbi këtë situatë të pandemisë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, është shprehur se BE-ja do të pezullojë rregullat e saj të rrepta për deficitet publike për të lejuar qeveritë të hapin çezmat e parave për t’u përballur me pandeminë koronavirus.

”Sot është rreth ekonomisë. Koronavirusi ka një impakt në ekonominë tonë, shumica e sektorëve janë goditur. E di që u është thënë që kjo bazohet tek ju. Mbyllja e jetës sonë është e rëndësishme që të parandalojmë virusin. Por gjithashtu ngadalëson ekonominë tonë. Javën e kaluar thashë që do të bëjmë çfarë do që është e nevojshme për të mbështetur Europianët dhe ekonominë europiane, sot jam e lumtur që të them se e bëmë funksionale. Qeveritë tuaja tani mund t’u japin para kompanive që janë goditur nga virusi. Hotelet, restorantet, kompanitë e transportit, fermerët e vegjël që rrezikojnë të mbyllen pa mbështetje. Sot kjo është e re, nuk ishte bërë kurrë më parë, janë pezulluar rregullat e rrepta për deficitet publike për të lejuar qeveritë të pompojnë sa më shumë para për t’u përballur me pandeminë koronavirus”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?